Ka vdekur në moshën 76 vjeçare e veja e “Kasapit të Ballkanit”, Mira Markoviq – Millosheviq, bashkëshortja e ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Për këtë ka reaguar drejtori i fondacionit të Sfidave të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi duke e quajtur atë si nxitëse të instikteve vrasëse të burrit të saj, Sllobodan Millosheviq teksa ka shtuar se ka një vend të veçantë në ferr për të.

“Gruaja e Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviç, të dytë të cilët lejuan dhe nxitën instinktet më të këqija vrastare, vdiq sot në Soçi të Rusisë. Ajo e ka të rezervuar një vend shumë të veçantë në ferr”, ka shkruar ai në Twitter.

Slobodan Milosevic's wife Mira Markovic, who both enabled and inflamed his worst murderous instincts, died today in Sochi, Russia. She has reserved a very special place in hell. https://t.co/VFu1DlHBFw

— Petrit Selimi (@Petrit) April 14, 2019