Pas rrënimit të objektit të Teatrit Kombëtar të Tiranës, kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se nuk do ta kishte problem nëse do të rrënohej objekti i Teatrit Kombëtar në Kosovë, duke e quajtur atë të padenjë dhe të shëmtuar.

“Unë nuk do ta kisha problem fare nëse ndonjë kryetar i Komunës së Prishtinës, do të rrënonte objektin e shëmtuar dhe të padenjë të Teatrit Kombëtar (i cili vetë ishte ndërtuar në vitet 1960 në vendin e një xhamie të vjetër të rrënuar) për ta zëvendësuar atë me një të ri të dizajnuar nga Bjarke Ingels ose Rem Koolhas”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka filluar rrënimi i objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku shume qytetarë kanë protestuar si shenjë pakënaqësie.

I for one wouldn’t mind at all if some mayor of #Prishtina, demolished to the ground the ugly and unworthy building of National Theatre (which itself was build in 1960s on the site of a demolished old mosque) to replace it with a new one designed by @BjarkeIngels or @remkoolhas. pic.twitter.com/Pm6iNXIg1q

— Petrit Selimi (@Petrit) May 17, 2020