Selimi: Ne rrezikojmë tani që BE-ja të hartojë një Asociacion dhe të jepet “kompromis” si Ohri

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar në Twitter pas publikimit të draft-statutit të Asociacion të hartuar nga Ekipi Menaxhues.

Ai ka publikuar një pikë të këtij drafti, duke thënë se nuk kalon drafti i hartuar nga një deputete e Serbisë nuk kalon

“Statuti i Shoqatës i propozuar nga Ekipi Menaxhues i udhëhequr nga një deputet 🇷🇸 nuk kalon, atë që një diplomat e quajti “test për të qeshur”. Beogradi dëshiron që ASMM të “zbatojë ligjet”, “të organizojë referendume”, “të krijojë institucione dhe agjenci”. Nuk është fillestar në 90% të përmbajtjes.” – ka shkruar ai.

Selmi ka thënë se Kosova duhet të ketë një draft-statut duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka treguar edhe rrezikun që tash Kosova mund të ketë një draft të Asociacionit të hartuar nga BE-ja dhe t’i ofrohet Kosovës si “kompromis” si marrëveshja e Ohrit.

“Kosova kohë më parë është dashur të ketë një projekt-statut të bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Qeveria kishte disa vite për t’u përgatitur për një propozim të saktë, konciz që do të ishte konstruktiv dhe i bazuar në modele funksionale evropiane. Ne rrezikojmë tani BE-ja të hartojë një “kompromis” si Ohri.” – ka shkruar Selmi në Twitter.

Ndërkohë, Kurti në takim ka kundërshtuar draftin e Asociacionit të përgatitur nga Ekipi Menaxhuese që në krye kishte deputeën e Kuvendit të Serbisë.

Ai ka thënë se draft-statuti ishte “fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

“Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje Ekipin Menaxhues i cili prezantoi një draft statut, në gjithsej 67 nene, dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, dhe përkundër kësaj ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.” – ka thënë Kurti pas përfundimit të takimit të martën më 2 maj.