Selimi mesazh zëvendësit të Albulena Haxhiut: Dërgo edhe shumë kontrata në prokurori, ndoshta t’i rreh lideri krahët

Ish-Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pasur disa akuza kundër Ministrisë së Drejtësisë që tani udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

Në një shkrim në Facebook, Selimi ka thënë se MD-ja duke mos pasur vizion e duke punuar me” aparatçikë të revolucionit ushtron dhunë mbi sistemin duke bërë politikë ditore (politics) në vend se të ndërtojë politika (policy).”

Ai tutje thotë se e dinë që do të bëhet gjueti e shtrigae e do të krijohen drama të panevojshme, por Kosova ka prodhuar kualitet të rezistencës.

“Publikimi i shpenzimeve për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, krijon dëmtim të parimit juridik të barazisë së armëve para arbitrit (Gjykatës). Krijimi edhe i një komisioni për të bërë punën e njëjtë me komisionin e vetingut është abuzim i parasë publike për të njëjtin rezultat”.

Ai ka pasur një porosi edhe për zëvendësministrin e Drejtëisë, Blerim Sallahun.

“E informoj shefin e Ministrisë së Drejtësisë, aparatçikun që shërben si Zv.Ministër që t’i dërgojë edhe shumë kontrata tjera që i kam nënshkruar si Ministër në prokurori. Ndoshta atëherë do të tërheq mjaftueshëm vëmendjen e liderit e ndoshta atëherë lideri do t’ia rrahë lehtë supet e t’i thotë “aferim o trim”, shton ai.