Rexhep Selimi

Selimi: LDK me partnerët e saj po vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm për dëmet që po ia shkaktojnë Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar i VV, Rexhep Selimi, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin pro zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Ai ka thënë se LDK me partnerët e saj po e bllokojnë funksionimin e Kuvendit, duke treguar papërgjegjshmërinë e tyre.

Selimi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Ishte një reciklim i temave që kemi trajtuar tash e disa herë, as për fajin, as meritën tonë por mbetemi me pozicione të njëjta. Pas mocionit të suksesshëm ndaj qeverisë, rrethanat kanë qenë që të shkohet me zgjedhje të jashtëzakonshme por meqë akoma Kuvendi nuk është shpërndarë, sic qeveria po vazhdon të kryejë puënt e veta, gjë që nuk po e bën ende”.

“Aktivitetet e pakta të kuvendit nuk mund të them se janë për shkak të mungesës së vullnetit të deputetëve. Nuk mund të mos e theksoj papërgjegjshmërinë të grupeve të caktuara parlamentare që nuk duan funskionim të Kuvendit, as zgjedhje që po vazhdojnë ta mbajnë Kuvendin peng”.

“LDK dhe partnerët e saj po vazhdojnë të jenë shumë të papërgjeshëm dhe të pandjeshëm për dëmet që po ia shkaktojnë Kosovës. Sic ishin të pandjeshëm ndaj pandemisë, janë edhe sot ndaj asaj se si duhet ta trajtojmë Kuvendin”.

“Ka edhe shumë marrëveshje dnërkombëtare, që në rast mosmiratimi Kosova humb shumë. Edhe një herë sot u dëshmua sa të domosdoshme janë zgjedhjet.
Zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme, pas mocionit të suksesshëm ndaj qeverisë”.