Komuniteti ndërkombëtar ka më pak durim ndaj politikave dhe pozicionimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, meqë ky i fundit nuk po dëshiron të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shpërfillur këshillat e Uashingtonit zyrtar.
Kështu të paktën mendon ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.
“Durimi është afër zeros. Ai është nën sanksione, zgjidhja është e qartë SHBA-të”, ka shkruar Selimi në platformën sociale “X”.
Kosova gjithë në këtë mes, mendon Selimi, ose duhet të ketë pas saj një aleat të madh që e mbron atë 100 për qind ose marrëdhënie super-miqësore me të gjithë fqinjët.
“Kurti personalisht ka shkatërruar çdo mirëkuptim të SHBA-ve për pozicionin e tij. Ndërsa të fqinjëve..?”, pyet ai.
As Kurti has stopped coordinating with US & has stopped lobbying, advocating, listening to advice in Washington DC, we have less & less patience for Kurti's position in the world. Currently, it's close to zero. I mean, he's under sanctions.
— Petrit Selimi (@Petrit) September 16, 2023
Solution seems clear. It's still USA.







