Ish-kryediplomati Petrit Selimi ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje se qytetarët e Kosovës kanë edhe shkronja cirilike në dokumentet e tyre të identifikimit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social X, Selimi ka thënë se kjo nuk është problem deri më tani.
Por, si shumë të tjerë në opinionin publik, edhe ai e ka ndërlidhur videon e publikuar nga pushtetit dke larguar tabelat në veri, me vendimin rreth Manastirit të Deçanit.
“Çdo shtetas i Kosovës ka një letërnjoftim dhe një pasaportë me shkronja cirilike. Nuk është problem. Unë vetëm mund të paramendoj pse në ditën e vendimit të Manastirit të Deçanit, partia në pushtet publikoi një video të vendosjes së tabelave në rrugët në veri të Kosovës vetëm me shkronja latine.” – ka shkruar ai.
Every single Kosovan citizen has an ID card and a passport which has Kosovo in Cyrillic letters. It’s a non issue. I can only guess why on the day of Deçan monastery decision, the ruling party published a video of putting street signs in northern Kosovo in Latin letters only. 🤷♂️ https://t.co/gSsZU8idU9
— Petrit Selimi (@Petrit) March 16, 2024
VIDEO BONUS:







