Selimi i reagon këshilltarit të Vjosa Osmanit: Prokurorët e Gjykatësit janë heronj e jo marioneta
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka reaguar këshilltarit të presidentes Vjosa Osmanit, Artan Murati, pasi ky i fundit tha se nëse Selim Selimi dhe Abelard Tahiri do të ishin angazhuar për shfrytëzim të vërtetë të mekanizmave ekzistues për luftimin e krimit e korrupsionit, dilema e vetingut do ishte shuar me kohë.
Selimi i ka reaguar Muratit duke thënë se nuk ia ka frikën as prokurorëve e as gjykatësve dhe se tendenca e Muratit është politizimi i drejtësisë, duke shtuar se ata janë heronj e jo marioneta për tu kontrolluar.
“I nderuar Artan Murati nuk i frigohem unë prokurorëve e as gjykatësve me gjithë tendencën tënde për ta politizuar drejtësinë. Kam respekt për ty e informoje Presidenten mirë. Prokurorë e Gjykatës janë heronj e jo marioneta për ti kontrolluar ti e kasta juaj kapëse. Informoje Presidenten!”, tha ai.
I nderuar @artanmurati nuk i frigohem unë prokurorëve e as gjykatësve me gjithë tendencën tënde për ta politizuar drejtësinë. Kam respekt për ty e informoje Presidenten mirë. Prok e Gjyk janë heronjë e jo marioneta për ti kontrolluar ti e kasta juaj kapëse. Informoje Presidenten!
— Selim Selimi (@selim_selimi) October 21, 2021