Selimi, Haxhiut: Mos u ndiko nga inkuiztitorët me dosje të kuqe që tentojnë të kapin drejtësinë

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka ftuar ministren aktuale të drejtësisë, Albulena Haxhiun që të reflektoj, dhe sipas tij të mos ndikohet nga inkuizitorët me dosje të kuqe, që siç ka theksuar tutje Selimi, po tentojnë të kapin drejtësinë.

Selimi ka ftuar Haxhiun ”të reflektoj” përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter.

”Vettingu është konceptuar keq. Në momentin kur nuk kemi të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë rreth tavolinës, çdo verzion është politik. E ftoj Min. Haxhiu që të reflektojë e mos të ndikohet nga inkuiztitorët me dosje të kuqe që tentojnë të kapin drejtësinë”, ka shkruar Selimi.