Petrit Selimi

Selimi e quan “turp” përqafimin e ambasadorit palestinez me Sheshel: Një nga arsyet pse s’flas për Gazën

Po vazhdojnë të komentohen edhe më tej pamjet e ambasadorit palestinez në Beograd duke përqafuar politikanin serb, Vojsllav Sheshel.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ish-kryediplomati Petrit Selimi, i cili tha se ambasadori u takua me një nga personalitetet më të këqija në faqen e dheut.

Ai madje, ka përmendur se Sheshel është kriminel lufte që mori pjesë në gjenocidin kundër myslimanëve boshnjakë, kroatëve e kosovarëve.

Sipas tij, kjo është një nga arsyet pse vetë Selimi, nuk flet për Gazën, duke vijuar më pas me fjalët “turp”.

“Ambasadori palestinez në Serbi po takon miqësisht një nga personazhet më të këqij në faqen e dheut, një kriminel lufte që është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në gjenocidin kundër myslimanëve boshnjakë, kroatëve dhe kosovarëve. Këto episode janë një nga arsyet pse nuk flas për Gazën. Turp.” – ka shkruar ai në Twitter.