Selimi: Dy “gazetarët” serbë të pretenduar nga prokuroria, mbrojtja e Thaçit i demaskoi si ish luftëtarë e kriminelë

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve është duke e thënë fjalën e saj hyrëse në seancën e sotme pranë Dhomave të Specializuara.

Në kuadër të mbrojtjes, avokati i Thaçit Misetiq sipas Petrit Selimit e ka treguar sikletin e Prokurorisë, kur u shfaqen si ish luftëtarë e kriminelë, dy nga gazetarët e paraqitur nga Prokuroria, me pretendimet se ishin gazetarë e u rrahën nga Thaçi.

“Siklet i plotë i Prokurorisë Speciale. Avokati mbrojtës, Misetiq, me provat zyrtare të Tribunalit të Hagës tregon se “dy gazetarët” serbë të pretenduar nga prokuroria që janë rrahur nga Thaçi, kanë qenë ish-luftëtarë dhe kriminelë të dyshuar të luftës nga luftërat në Kroaci.”