Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli ka njoftuar se kanë vizituar fshatin Sllatin të Komunës së Vitisë.
Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë marrë mbështetje e tyre për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton Ballkani.info.
“Sot, në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi e bashkëbisedojmë nga afër me ta. Ata ishin të vendosur dhe shprehen se vota e tyre do të jetë për Familjen, dhe se nuk do të lejojnë që agjenda të ndryshme të dëmtojnë harmoninë dhe unitetin që kanë ndërtuar ndërmjet vete. Kjo dëshirë për ruajtjen e vlerave të familjes dhe bashkëpunimit është një testament i forcës dhe solidaritetit të komunitetit të Sllatinës”, ka shkruar ai.
Selim Pacolli në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garon me numrin 2. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:







