Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit “ Bllaca 99” në kufirin mes Kosovës e Maqedonisë falënderoi Evropën Perëndimore dhe Amerikën Kanadanë dhe Australinë, raporton Ballkani.info

Por ndaj shtetit Serb pati një kërkesë.

“Sot, kujtesa jonë duhet ta zgjojë vëmendjen e secilit njeri, edhe fqinjëve tanë serbë, që mos t’ua trazojnë plagët ende të freskëta shqiptarëve, por t’i respektojnë vuajtjet e tyre” i shpreh Haradinaj.
Sipas tij Kosova e ngrit këtë Muze edhe si falënderim të përjetshëm ndaj botës demokratike, si faltore për drejtësinë.

“Liria e Kosovës në themelet e veta e ka emrin e secilit refugjat të Bllacës dhe të gjithë atyre që dhunshëm u përndoqën nga shtëpitë e tyre, ata u bënë zëri dhe imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet”, shtoi mes tjerash kryeministri kosovar. /Ballkani.info/