Selakoviq: Mbi dhjetë shtete të gatshme ta tërheqin njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se më tepër se dhjetë shtete janë të gatshme që të tërheqin njohjen e Kosovës.

Selakoviq e ka thënë këtë në një intervistë për “Novosti”.

“Për ne është viti ku Serbia, si një vend i vogël por krenar, u detyrua të luftonte për interesat e saj në një mjedis politik kompleks dhe problermatik”, tha Selakoviq.

Në marrëveshjen e Washingtonit të shtatorit të vitit të kaluar, u dakordua që Serbia të ndalë fushatën e ç ‘njohjeve për një vit, ndërsa Kosova të pezullojë aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më herët kishte kërcënuar se nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, atëherë Serbia do të nisë fushatën e ç’njohjeve.

Selakoviq nuk ka tregua për cilat shtete bëhet fjalë, por nsupozohet se bëhet fjalë për shtete nga Afrika dhe Azia.