Sekuestrohen mbi 28 mijë euro të padeklaruara në Morinë, ndalohen dy shtetas nga Gjilani

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht dy persona në doganën e Morinës pasi janë kapur me një sasi prej 28,500 euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit fizik, policia i kanë gjetur shtetasit D. R., 12,400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. 16,100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Policisë së Kuksit referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia.

Postimi i plotë: