Policia e Kosovës

Sekuestrohen dy pushkë dhe fishekë në një fshat në Suharekë, i dyshuari thotë se i ka që nga lufta

Policia e Kosovës në fshatin Vraniç të Suharekës ka sekuestruar dy pushkë dhe 209 fishekë.

I dyshuari ka thënë se këto armë dhe municion janë të tij dhe që i ka që nga koha e luftës.

Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kanë nisur hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

BONUS VIDEO: “Sulmet e mundshme nga Serbia”, Haziri: Kamuflim i krerëve për t’i mbuluar dështimet e brendshme