Sekuestrohen 25 000 rrënjë kanabisi/ Megaoperacioni i 400 policëve në 42 vende të ndryshme

Një operacion i madh anti-drogë është realizuar mes Gjermanisë, Spanjës dhe Shqipërisë. 

Mësohet se 400 policë janë përfshirë në megaoperacionin që çoi në shkatërrimin e klanit shqiptar të kultivimit të kababisit në Spanjë.

U kryen bastisje të njëkohshme në 42 vende të ndryshme në Spanjë (Tarragona, Barcelona, ​​Girona dhe Castellón).  Disa kërkime shtesë u kryen disa ditë më vonë.  

Rezultatet e megaoperacionit

107 persona u arrestuan, përfshirë shtetas shqiptarë, spanjollë, sllovakë dhe grekë

Të zbuluara 51 ferma kanabisi

Sekuestrohen 25 000 bimë kanabis

Janë konfiskuar 70 mijë euro para të gatshme dhe automjete të nivelit të lartë.