Sekuestrohen 2,2 ton kokainë në Kosovë, para 15 ditësh kamioni me banane kishte ardhur në Durrës

2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.

Operacioni siç bëjnë me dije burime për TCh u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.

Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare.

Kjo është hera e tretë që , që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.