Sekuestrohen 21 kg marijuanë, në pranga 63-vjeçari

Në kufirin greko-shqiptar konkretisht në Dafni të Igumenicës janë sekuestruar rreth 21 kg marijuanë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Kristo Kati, lindur në Finiq të Delvinës dhe banues në Athinë.

Droga kishte kaluar nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur në mjetin që drejtohej nga një 63-vjeçar me shtetësi shqiptare dhe me kombësi greke.

Poshtë sediljes së pasagjerit, u gjeten të fshehura 40 pako me 20 kg dhe 846 gram marijuanë. Rezulton se 63-vjecari ishte me precedentë të meparshëm ne Greqi për trafik klandestinësh.