Seks në veturën e OKB-së duke lëvizur, videoja shpërndahet me të madhe – nxit shumë reagime +18

Videoja e një zyrtari të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që kryen marrëdhënie seksuale në pjesën e pasme të një makine të organizatës po bën xhiron e botës.

Pas skandalit ka reagur edhe vetë OKB, duke thënë se “është e shokuar dhe e shqetësuar për ngjarjen e neveritshme”.

Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon e 18 sekondave si “të neveritshme”.

Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB“, tha Z.Dujarric ditën e djeshme. Skandali ka ndodhur në Tel Aviv të Izraelit.

Videoja e incidentit është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, teksa ka nxitur reagime të shumta.