Maria Flachsbarth

Sekretarja gjermane e Shtetit vizitoi ICK-në

Pas një dite të ngjeshur me takime të nivelit politik, sekretarja e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonmik, Dr. Maria Flachsbarth u ndal në Innovation Centre Kosovo, për t’u takuar me komunitetin, stafin, bizneset startup dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Kompanive të IT, STIKK.

E shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, sekretarja e Shtetit qëndroi në ICK për më shumë se një orë, për të parë nga afër punën, arritjet e komunitetit, bizneseve startup dhe potencialin që teknologjia e informacionit dhe komunikimit ka në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Së shpejti, ICK dhe GIZ pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e re për mbështetjen e bizneseve startup me grante, konsulencë dhe trajnime.

Znj. Flachsbarth u prit nga z. Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së dhe znj. Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive e STIKK.

Gjermania, nëpërmjet agjencisë federale GIZ, vazhdon të jetë ndër partnerët kryesor të Kosovës, në rrugën e integrimeve dhe zhvillimit ekonomik.