Sekretari amerikan i shtetit në mbështetje të Izraelit: Të ndalojnë sulmet raketore

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi nga militantët palestinezë që të ndalojnë lëshimin e raketave kundër Izraelit.

Konflikti në Lindjen e Mesme është diskutuar edhe në Kongres, ku ligjvënësja me origjinë palestineze, Rashida Tlaib, kritikoi politikat izraelite ndërsa nuk i përmbajti lotët.

“Kemi qenë shumë të qartë që sulmet raketore duhet të ndalen. Gjithashtu kemi sqaruar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Po bashkëpunojmë edhe me partnerët rajonalë në mënyrë që të mbizotërojë qetësia. Shprehim ngushëllimet më të ndjera për njerëzit që humbën të afërmit e tyre. Jemi të shqetësuar edhe përdhunën në rrugët e Izraelit. Besojmë se izraelitët dhe palestinezët meritojnë liri, siguri, dinjitet dhe prosperitet në një masë të barabartë.”, u shpreh Antony Blinken.

 “Dëshiroj të lexoj diçka që një nënë nga Gaza më ka dërguar dy ditë më parë. Po e citoj, ‘Sonte, vendosi fëmijët në gjumë në dhomën tonë të gjumit, kështu që nëse vdesim, do të vdesim së bashku. Askush nuk do të jetonte që të mbante zi për humbjen e ndonjërit prej nesh’. Këto fjali më thyen zemrën edhe më shumë pasi politikat e vendit tim do t’I mohojnë të drejtën kësaj nëne që t’I shohë fëmijët e saj të jetojnë, pa frikë dhe të rriten pa trauma dhe dhunë.”, u shpreh Rashida Tlaib, ligjvënëse demokrate nga Çikago.