Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur zgjedhjet që mund të mbahen në Kosovë. Ai ka thënë se nuk kanë frikë nga zgjedhjet, madje thotë se janë të bindur se do të marrin vota të mjaftueshme.
Sejdiu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka thënë se do ta kalojnë pragun zgjedhor pa asnjë problem.
“Jemi të bindur se do ta kalojmë pragun në zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu besojmë që do t’i mbajmë edhe deputetët që i kemi tani. Kjo është bindja jonë. Nuk kemi frikë nga zgjedhjet”, ka thënë ai.







