Sejdiu: Nëse jetësohet marrëveshja me Countour Golobal, çmimi i rrymës do të jetë shkatërrues

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka bërë thirrje që të ndalet marrëveshja e nënshkruar me Countour Global për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”.

Ai ka thënë se nëse jetësohet kjo marrëveshje, çmimi i energjisë elektrike do të jetë shkatërrues për qytetarët dhe prodhuesit vendorë.

“Çmimi i energjisë elektrike, nëse jetësohet marrëveshja me Contour Global, do të jetë shkatërrues jo vetëm për qytetarët por edhe për prodhuesit vendor dhe potencialin e Kosovës për zhvillimin e industrive strategjike në sektorin minerar!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook, duke bërë thirrje që Kuvendi ta ndalë këtë marrëveshje.