Sejdiu: Kurti do të tentojë përsëri ta çojë vendin në zgjedhje VIDEO

Analisti, Dardan Sejdiu, duke folur për përbërjen e Qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti, ka thënë se ai është politikan që riciklon figura politike.

“Ai përdorë figurat për një mandat. Ata që i nënshtrohen mbijetojnë”, është shprehur Kurti.

Sipas tij vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

“Kurti do të tentojë që ta çojë përsëri vendin në zgjedhje. Provokomi i parë nuk do të jetë Presidenca”.

Sipas tij edhe bashkëpunimi me Listën Vjosa nuk është i pathyeshëm.

“Për një fjalë goje bie qeveria, jo për ndonjë ideologji apo konflikti të madh për taksën. Qeveria bie për një fjalë goje “më the – të thash”. E njëjta [sikur me Qeverinë Kurti I] mund të ndodhë nëse Kurtin e  sfidon dikush me diçka. Donika Gërvalla, është person që ka qëndrim dhe atë e mbron edhe publikisht edhe e mbron fort”.

“Edhe këta nuk e kanë të qartë se cili është qëndrimi për shumicën e gjërave. Nëse do të ketë një qeveri me mandat katërvjeçar do të ishte shumë e mirë”.