Sejdiu: Gjyqi i popullit i udhëhequr nga fëmijë të lazdruar do të jetë mënyra e funksionimit në këtë shoqni

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka thënë se kjo që po ndodh në Kosovë është një republikë e tretë popullore e Kosovës.

Ai ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti duke thënë se “gjyqi i popullit i udhehequr nga femije te lazdruar do te jete menyra e funksionimit ne kete shoqni”

“Mbyllni mendjen, mbyllni mediat, mbyllni gjyqet, shani miqte, edhe veq perpara deri ne perjetesi!” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i tij:

Miremengjesi gjitheve ne diten e pare te republikes se trete popullore te Kosoves!

Thash t’iu rikujtoj qe sot eshte efektivisht dita e pare e vendit ky gjyqi i popullit i udhehequr nga femije te lazdruar do te jete menyra e funksionimit ne kete shoqni!

Mbyllni mendjen, mbyllni mediat, mbyllni gjyqet, shani miqte, edhe veq perpara deri ne perjetesi!

Mjesi nga Prishtina

Republika Popullore e Kosoves