Sefaj: Ma përpara nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Serbi, se me ma lëshu pasaportën MPB-ja mu

Sindikalisti Ali Sefaj, ka treguar se që 5 muaj është në pritje për t’u pajisur me pasportë.

Ai ka ironizuar duke thënë se më përpara bëhet marrëveshja Kosove-Serbi sesa ministria e Punëve të Brendshme ia lëshon pasaportën.

“Ma perpara ka me u nënshkru marrveshja Kosovë – Serbi, se me ma leshu pasaporten MPB-ja mu! Gati u bënë pesë muaj nga aplikimi!” – ka shkruar ai.

Ndërsa në disa shkrime të tjera në profilin e tij, ai ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për ta pajisur me pasaportë.

“Kryeministër Edi Rama. Nëse bash nuk mundesh me ma dhanë me të njofshem dhe me urgjencë pasaporten, a mundesh me na huazu deri në pranverë do material për pasaporta dhe patentshofer. Se keta djemtë janë të ri dhe agjami, qe sa herë po dalin në treg, por s’po ban pazar kerkush me ta dhe po kthehen me duar thatë. Edhe mundësisht kur të blejsh harq për Shqipëri, me qat renë blej edhe për neve, se po na mashtrojnë në pazar!” – ka shkruar ai.