Invalidi i luftës së UÇK-së, Ali Sefaj, ka reaguar ndaj veteranëve të UÇK-së, të cilët po e kritikojnë vendimin e OVL-UÇK-së, që të mosbashkëpunojnë me Qeverinë Kurti për 17-vjejtorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai i ka pyetur “veteranët e shqetësuar” se ku kanë qenë kur Hekuran Murati i quajti veteranët e UÇK-së si mercenarë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kritikuar ata se nuk kanë reaguar për shumë gjera tjera.

“Ju sfidoj! Ju qe po dilni si “veteranë të shqetësuar” kundër vendimit të OVL-së për bojkotin e aktiviteteve të qeverisë për Pavarësinë dhe Epopenë e UÇK-së, ku keni qenë kur: 1. Hekuran Murati i quajti veteranët mercenarë? 2. Qeveria ua ndali financimin Organizatës së Veteranëve dhe Shoqatave të dala nga lufta? 3. Mimoza Kusari bënte pazare me Millan Radojqiqin për t’i lënë veteranët jashtë pagesës minimale? 4. Qeveria Kurti i la tre vite pa proteza invalidët e luftës? 5. Nuk u aprovua asnjë kërkesë e SHIL-it të UÇK-së për trajtimin dhe shërimin e invalidëve të luftës? 6. Qeveria dhe deputetët e saj flisnin terr e zi për krerët e UÇK-së në Hagë? 7. Kur Gjykata Speciale e trajtoj UÇK-në si ndermarrje të përbashket kriminale? 8. Kur Gjykata Speciale arrestonte, kontrollonte dhe shantazbonte familjet e dëshmorëve?”, ka shkruar ai.

Sipas tij, të njëjtit nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj veprimeve të pushtetit.

“Tash, kur OVL-ja po tregon qëndrim, papritmas u kujtuat qe. të bëhen zëri i veteranëve. Dyfytyrësia ka kufi, por duket se disa e kanë thyer edhe atë! Kusht : Nëse mi gjeni reagimet e juaja – të tyre, kundër gjashtë pikave të para, kurrë nuk shkruaj me në Facebook as nuk flas në media për asnjë temë. Hajdeni, mejdani ju pret!”, ka shkruar Sefaj.