Ali Sefaj i ftuar në Kosova Live në T7, ka folur për dënimin e ish-krerëve të UÇK’së.

Sefaj ka thënë se ai nuk do të linte ‘’gur pa lëvizur për të vërteten dhe drejtësinë’’.

‘’Mirëpo nuk do të leja gur pa lëvizur për të vërtetën dhe drejtësinë, për arsye se sikur Gjykata Speciale të bënte drejtësi, asnjë njëri në Kosovë nuk do të kontesonte.  Gjykata Speciale i ka dënuar krerët e UÇK’së me thashetheme dhe pallavra të Botës Sot, dhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pa asnjë lidhshmëri të vetme’’, ka deklaruar ai mes tjerash.