Reagim

Sefaj e quan kontabilist Muratin: Është mirë me i tregu dikush që s‘ka kompetenca me i ndalë pagat

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist ka folur përsëri për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë grevuar për 5 javë.

Ai tha se “dikush” duhet t’i tregoj kontabilistit (Hekuran Muratit) se nuk është kompetencë e tij t’i ndalë pagat për mësimdhënësit, sepse sipas Sefajt, punëdhënës janë komunat.

“Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s‘ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat. MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat )”, ka shkruaj Sefaj.

Ai deklaroi se kjo është abuzim flagrant me detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje.

“Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje. A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për doresh”, ka shkruar ai.

Në këtë postim, Sefaj e ka shtuar edhe ligjin numër 03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

“Neni 17 Kompetencat vetanake Pika h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit”, ka shkruar Sefaj.

Postimi i plotë:

Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s‘ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat.

MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat ).

Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje.A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për doresh!

LIGJI NR. 03/L-040PËR VETËQEVERISJEN LOKALE

Neni 17 Kompetencat vetanakePika h)

h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit.