Seanca të reja gjyqësore për tri lëndë të Prokurorisë Speciale

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët “Trevnik”, “Titanik” dhe “Dhuna në Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në lëndën “Titanik” për bashkim kriminel dhe parregullsitë zgjedhore të akuzuar janë disa persona, mes të cilëve ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe në seancën e kaluar gjyqësore ishin dëgjuar rreth 90 audio-incizime të propozuara nga Prokuroria. Për rastin “Titanik” PSP ka propozuar mbi njëmijë bomba, ndërsa në seancat e deritanishme janë dëgjuar më shumë se 700 biseda.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulet edhe për rastin “Dhuna në Komunën e Qendrës”. Për dhunën para ndërtesës komunale në komunën Qendër më 10 qershor të vitit 2013, të akuzuar janë disa persona, mes të cilëve ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja aktuale në Kuvend Daniela Rangelova dhe ish këshilltari në komunën e Gazi Babës Aleksandar Trajkovski.

Në seancën paraprake për “Dhunën në Qendër” para gjykatës u prononcua ish-drejtori i PKQ-së dhe kryetar aktual i komunës së Qendrës Sasha Bogdanoviq.

Në rastin “Trevnik” të akuzuar janë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Xvezdan për ndërtim pa leje të tre shtëpive të uikendit në Zelenikovë.

Sipas PSP-së të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpi uikendi në komunën e Zelenikovës pa pasur leje për ndërtim të tillë, përkatësisht ndërtim pa leje. Latas ka ndërtuar shtëpi uikendi prej 317 metra katror, ndërsa vëllezërit e tij, shtëpi uikendi prej 130, përkatësisht 104 metra katror.

Në dëshmitë e mbledhura të PSP-së, mes të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertizat, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre shtëpi uikendi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur ata ishin përfunduar.