Opozita

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë zgjat vetëm 7 minuta, Opozita vijon kaosin, me zhurmues dhe bilbila

Ka nisur dhe ka përfunduar brenda 6 minutash seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vend të problemeve të zgjedhësve, sërish kryefjalë e seancës ka qenë kaosi i opozitës.

Një grup deputetësh ishin të pranishëm në sallë me zhurmues elektronikë.

Dy deputetë të mazhorancës kanë tentuar të flasin por ka qenë thuajse e pamundur. Në këto kushte, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka vendosur mbylljen e seancës.

VIDEO BONUS: Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, avionët ushtarakë mes tyre edhe dronët “Bayraktar” fluturojnë