Sot po mbahet seanca fillestare e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, pasi ishte shtyrë herën e parë si rezultat i mungesës së njërit prej të akuzuarve.

Në këtë seancë, përveç tre të akuzuarve, Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, është edhe Tomë Dodaj si i akuzuar për import-eksport të armëve.

Tomë Dodaj si i akuzuar për shitjen e armës për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka pranuar fajësinë.

Para gjyqtares së rastit, Fatime Dërmaku, Dodaj ka pranuar se ndihet fajtor për këtë rast.