Albulena Haxhiu

Seanca për Raportin e DASh-it, Haxhiu “turbullon ujëra” duke ftuar opozitën për zgjedhje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar opozitës së Kuvendit të Kosovës që të shpërndajnë këtë legjislaturë të parlamentit, që vendi të shkojë në zgjedhje.

Në seancën e sotme, ku po flitet për raportin e DASh-it që ka evidentuar korrupsion serioz qeveritar, ajo ka theksuar se nëse shkojnë sërish në zgjedhje opozita vetëm do të dëshpërohet më shumë, sipas saj, se sa në vitin 2021.

@ballkani.info “Kur të doni shkojmë në zgjedhje. Mos po deshpëroheni më shumë se sa në 2021”. Ministrja Haxhiu sfidon opoziten, tenton t’i ik raportit të DASH që flet për korrupsion.  #albulenahaxhiu #pdk #lvv #ldk #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info

“Kur të doni shpërndajeni Kuvendit, por janë disa mënyra se si shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, këtë e dini se duhet dorëheqja e kryeministri, raundi për rrëzimin e Qeverisë, apo edhe shpërndarja e Kuvendit”.

“Arsye për të dhënë dorëheqje kryeministri nuk ka sepse po punojmë në interes të qytetarëve. Për të rrëzuar Qeverinë nuk mundeni se e kemi shumicën, po vazhdoni me këtë të tretën shpërndajeni Kuvendin”.

“Shkojmë e matemi në zgjedhje, sërish do të dëshpëroheni më shumë se sa jeni dëshpëruar në zgjedhjet e vitit 2021”, ka thënë Haxhiu.