Seanca nis me një minutë heshtje për të rënët në masakrën e Dubravës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës.

Kjo seancë ka filluar me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në 23-vjetorin e masakrës së burgut të Dubravës.

Pas kësaj, deputetët kanë nisur edhe deklarimin jashtë rendit të ditës.