Edon Zhegrova

Se po kalon në sezonin e jetës, e tregon edhe kjo statistikë e Zhegrovës – lë pas lojtarë si Vinicius, Wirtz, Leao e Mbappe

Edon Zhegrova është duke zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij, pasi po shkëlqen me gola dhe asistime te Lille.

Sulmuesi dardan është një nga më të mirët këtë edicion në Ligue 1 dhe po udhëheq Lillen drejt një vendi që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

25-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 45 ndeshje në të gjitha.

Zhegrova është futur në mesin e top 10 futbollistëve që kanë dribluar më së shumti në ndeshje në top 5 ligat më të forta evropiane.

Ylli dardan ka 2,81 driblime për ndeshje dhe zë vendin e tetë në këtë listë, derisa në pozitën e parë është ganezi Mohammed Kudus me 3,77 driblime për ndeshje.

Sulmuesi prishtinas ka lënë mbrapa vetës me këtë statistikë shumë emra të mëdhenj si Rafael Leao, Florian Wirtz, Vinicius Junior, Kylian Mbappe e Luis Diaz.