Lajmi i fundit

Së paku 120 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan dhe së paku 1,000 të lënduar

Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur dhe të paktën 1,000 janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Afganistanin perëndimor, afër kufirit iranian.

Tërmeti me magnitudë 6.3 ndodhi rreth 40 kilometra nga qyteti perëndimor i Heratit rreth orës 11:00 me kohën lokale, transmeton Telegrafi.

Shumë ndërtesa u dëmtuan, duke bllokuar njerëzit nën rrënoja dhe pati të paktën tre pasgoditje të fuqishme.

Të mbijetuarit e përshkruan tmerrin e tyre teksa ndërtesat e zyrave fillimisht u tronditën – dhe më pas u shembën rreth tyre.

“Deri më tani më shumë se 1,000 persona u lënduan, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe qytetarë të moshuar dhe rreth 120 njerëz kanë humbur jetën”, tha Shefi i menaxhimit të fatkeqësive të provincës Mosa Ashari.