“S’e festova golin kundër Real Madridit, sepse ky klub është jeta ime”

Borja Mayoral kurrë nuk e ka menduar festimin e golit për Levanten kundër Real Madridit.

Mayoral shënoi në humbjen e Levantes 3:2 kundër Real Madridit të shtunën dhe zgjodhi të mos festojë, gjë për të cilën u duartrokit nga tifozët e Realit.

“Real Madridi është jeta ime”, tha ai i pyetur pse nuk e kishte festuar golin.

“Kam luajtur 11 sezone për të gjitha grupmoshat. Nuk do ta festoja atë gol assesi”, shtoi ai.

“Ama jam i lumtur për golin tim të parë në ligë”, shtoi ai.

loading…