“S’doja të isha më djali me kancer, u bëra ai me violinë”, 11-vjeçari mahnit jurinë

Një 11-vjeçar ka mahnitur jurinë me talentin e tij në ‘America’s Got Talent’.

U përball me përqeshjen në shkollë pasi kishte kancerin, tani mahnit jurinë e America’s Got Talent’.

11-vjeçari Tyler Butler-Figueroa u prezantua në kompeticionin shumë të shikuar amerikan, ku dhuroi shumë emocione në sallë.

E kjo jo vetëm për shkak të talentit të tij në luajtjen e violinës, por edhe për shkak të historisë së tij prekëse.

Tyler nga Karolina e Veriut u tregoi anëtarëve të jurisë se pasioni i tij për violinën kishte nisur si një tentativë për t’u larguar nga talljet në shkollë, kur atij i kishin rënë flokët gjatë trajtimit me kimioterapi, për shkak të leukemisë. Shokët i largoheshin dhe përhapnin thashetheme duke thënë se “kanceri i tij ishte ngjitës”.

“Kur luaj në violinë, më ndihmon të harroj gjërat e këqija”, tregoi Tyler.

Talenti 11-vjeçar tregoi se ai nuk donte të ishte më djali me kancer, kështu u bë djali që i bie violinës.

E megjithëse nëna e tij ishte e habitur me zgjedhjen e të birit për të luajtur violinën, pasi asnjë pjesëtar i familjes së tyre nuk i kishte rënë kurrë ndonjë instrumenti muzikor, kur e pa se sa i lumtur ishte i biri, ajo vendosi ta mbështeste.

Tyler ishte diagnostikuar me kancer kur ishte 4 vjeç e gjysmë, e tani katër vjet më vonë, ai e ka mposhtur sëmundjen edhe bulizmin e ushtruar ndaj tij.

loading…