Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar pas takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Scholz ka deklaruar se kanë shprehur pritshmëritë nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë rrugën drejt normalizimit.

“Ne bëjmë përpjekje për një të ardhme me perspektivë paqësore për qytetarët e tyre dhe fqinjësinë mes shteteve të tyre”, tha ai.

Today, @EmmanuelMacron, @GiorgiaMeloni and I expressed the expectation that Kosovo and Serbia implement the path to normalisation. We strive for a future with a peaceful perspective for their citizens and the neighbourship of their countries.

— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) October 27, 2023

Ndryshe, kancelari Olaf Scholz, presidenti Macron dhe kryeministrja Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.

“Me qëllim të arritjes së progresit të shpejt në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç përshkruhet në draftstatut, ndërsa Serbisë që të jetësojë njohjen de-facto. Formalitetet, përfshirë ato ndërlidhur me adoptimin, nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e progresit për këtë çështje”, thuhet në një letër publike nga tre liderët evropianë, të lëshuar të premten pasdite.