Kancelari gjerman

Scholz: Nuk dërgojmë raketa Taurus në Ukrainë sepse mund të godasin Moskën

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një takim me banorët e Dresdenit më 29 shkurt, paraqiti një argument të ri për të mos dërguar raketat me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë.

Scholz ka thënë se Taurus, një raketë me një rreze maksimale prej 500 kilometrash, është një armë që, nëse përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të godasë një objektiv specifik diku në Moskë.

“Kjo është arsyeja pse unë po flas mjaft diplomatikisht, të tjerët gjithashtu”, ka shtuar ai.

Kancelari gjermane theksoi se, nëse Gjermania do të dorëzonte Taurus, do të duhej të përfshihej drejtpërdrejt në lëshimin e raketës dhe se mendon se kjo është e pamundur.

Në fillim të kësaj jave, Scholz ka thënë se ishte fuqimisht kundër furnizimit të Ukrainës me raketa Taurus, duke përmendur rrezikun e futjes së Gjermanisë në konflikt.

Ukraina vazhdimisht ka kërkuar armatim më të fortë nga Perëndimi, i cili ka hezituar për shkak se mund ta përshkallëzojë luftën.