Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Serbi. Ai është pritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Scholz gjatë një konferencë për media ka treguar se gjigandi i prodhimit të veturave Mercedes-Benz do të jetë pjesë e zinxhirit të prodhimit në Serbi, transmeton Ballkani.info.
Ai ka komentuar edhe letrën e synimit të nënshkruar sot për zhvillim e zinxhirit të vlerës së lëvizshmërisë elektronike ndërmjet Serbisë dhe Mercedes-Benz.
“Vetëm një pjesë e zinxhirit të paraparë me Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë për partneritet strategjik për lëndë të para të qëndrueshme, zinxhirë të prodhimit të baterive dhe automjete elektrike. Qëllimi është të sigurohet realizimi i minierave, të sigurohet zinxhiri i prodhimit. Këto do të jenë kompani që merren me përpunimin e materialit të marrë, që merren me prodhimin e baterive”, tha Scholz./Ballkani.info/







