Legjenda e Unitedit

Scholes kritikon ashpër mesfushorin e Manchester Unitedit

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka krtikuar ashpër mesfushorin e “Djajve të Kuq”, Ander Herreran duke i vënë në dyshim cilësitë e tij për të luajtur te 20 herë kampionët e Anglisë.

Manchester United u ndal në një tjetër barazim me rezultat 2-2 teksa u përballë mbrëmë në “Old Trafford” me Arsenalin. Një pikë skuadrës së Mourinhos i siguruan golat e Martial dhe Lingard që baraspeshuan dy herë takimin.

Ish dy lojtarët e Unitedit, Paul Scholes dhe Rio Ferdinand kanë mbetur të zhgënjyer nga performanca e futbollistëve, me klubin nga “Old Trafford” që nuk fiton prej 4 ndeshjeve në Premier League.

“Duhet t’i vësh në dyshim kualitetet e këtyre futbollistëve. Rio pyeti se nëse Hererra mund të pasonte te Pogba gjatë një rasti të ndeshjes. Ishte një top i thjeshtë për t’u pasuar, nëse nuk është në gjendje të bëjë as këtë, atëherë nuk duhet të jetë pjesë e klubit”, theksoi Scholes.

Në anën tjetër Rio Ferdinand e ndërlidhi formën e dobët të Unitedit me mungesën e besimit duke shtuar se detyra më e lehtë bëhet e vështirë në këso raste.

Manchester United do të shpresojë të lë prapa formën e dobët kur të ballafaqohet me Fulhamin të shtunën në shtëpi, me skuadrën e drejtur nga Claudio Ranieri që mban vendin e fundit në tabelë.