Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se nuk do të ketë kompensim të orëve mësimore të cilat janë humbur gjatë grevës në fillim të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.

Jasharaj ka thënë se orët nuk do të kompensohen as gjatë pushimit pranveror, as të shtunave dhe as në fund të vitit shkollor.

“Orët e humbura nuk do të kompensohen as gjatë pushimit pranveror, as të shtunave e as në fund të vitit shkollor”, tha Jasharaj.

Ai ka komentuar deklaratën e deputetëve të Nismas, Zafir Berisha dhe Milaim Zeka, Jasharaj ka thënë se ai dhe SBASHK-u, janë ndier të ofenduar dhe se për gjuhën e përdorur në Kuvend, do tu dërgojnë letër të gjitha institucioneve duke filluar nga Kuvendi i Kosovës, partisë Nisma dhe Ministrisë së Arsimit.

“Jam ndier, dhe më keq jam ndier kur më kanë thirr familja, dhe kur jam kthye shpi sepse edhe unë kamë fëmijë edhe ata kanë shokë e shoqe. Secili fëmijë e donë prindin e tij. Jam lënduar si njeri dhe po thamë se as Zafirit as atij tjetrit nuk i kam pas borxh. Asnjëherë nuk e kam ofenduar askënd. Ai ka rënë në një pozitë të ultë”, ka thënë Jasharaj për