SBASHK-u nuk e përkrah vendimin e Ministrisë së Arsimit për vazhdimin e procesit mësimor

Greva e mësimdhënësve disa muaj më parë, kishte ngjallur reagime të shumta dhe përplasje mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe SBASHK-ut.

Përderisa nga ana e Ministrisë ishte kërkuar kompensimi i të gjitha orëve të humbura, SBASHK-u e kishte kundërshtuar një vendim të tillë.

Në anën tjetër, sot MASHT-i ka marrë vendim që procesi mësimor për klasët I-VIII të zgjasë deri më 28 Qershor.

LEXO EDHE: MASHT merr vendim: Procesi mësimor përfundon me këtë datë

Ndaj këtij vendimi ka reaguar SBASHK-u, kryetari i së cilës ka thënë për Ballkani.info se nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre.

“Vendimi jonë ka qenë që asnjëra orë e humbur gjatë grevës të mos kompensohet, por në anën tjetër kemi përkrahur mundësinë për një përmirësim të koeficientëve të klasëve I dhe V në shenjë solidariteti dhe respekti ndaj kolegëve, për të cilët do të bënim çmos që të zgjatet procesi mësimor. Pasi propozimet tona nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Arsimit, ne vazhdojmë të mbështesim mos kompensimin e orëve të humbura”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Tutje, ai ka thënë se niveli komunal është thirrë në vendimin e parë që e ka lëshu ministri, sidoqoftë vendimi i SBASHK-ut, asnjë orë e humbur në grevë nuk do të kompenzohet.

Në fund, Jashari ka theksuar edhe njëherë se nuk do të përkrahin vendimin e MASHT-it, ndërsa ka thënë se shpreson bashkëpunim të mirë me Ministrinë për vitin e ri shkollor. /Ballkani.info