MASHT merr vendim: Procesi mësimor përfundon me këtë datë

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur që të mos e përfillë vendimin e SBASHK-ut për vazhdimin e procesit mësimor.

Kjo pasi që, MASHT përmes një vendimi ka vendosur që procesi mësimor të vazhdojë deri më 28 qershor.

Në të njëjtin vendim thuhet se ky proces mësimor për klasat e nënta përfundon më 13 të këtij muaji.

“Sipas vendimit të MASHT-it me nr. 28/01B me dt. 26.02.2019 procesi edukativo-arsimor për vitin shkollor 2018-19: për klasët e IX- përfundon me dt. 13. 06.2019 kurse për klasëtr e I-VIII përfundon me dt.28.06.2019”, thuhet në vendimin e MASHT-it.

Ndryshe, SBASHK ka kundërshtuar mbajtjen e vazhdimit të procesit mësimor deri më 28 qershor pasi, siç shprehen udhëheqësit e kësaj sindikate ditët e humbura gjatë grevës nuk mund të kompensohen sipas ligjeve në fuqi.