SBASHK-u i përgjigjet ministrit të Arsimit: S’ke bazë ligjore, mësimi ka përfunduar më 21 qershor

Në lidhje me përfundimin e procesit mësimor në institucionet arsimore të Kosovës, ka reaguar ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk nuk kanë zbatuar vendimin e Minsitrisë, do të ndëshkohen.

“Komunat do marrin përgjegjësi nëse nuk u janë përmbajtur normativave”, ka thënë Bytyqi.

Për këtë deklaratë ka reaguar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Në një prononcim për Ballkani.info, Jashari ka thënë deklaratat e ministrit Bytyqi nuk kanë bazë ligjore dhe ai nuk mund të ndëshkojë askënd.

“Ministri nuk duhet të jap deklarata që të ndëshkojë dikë, dhe se vendimi i tij nuk ka bazë ligjore, prandaj nuk ka arsye që të ndëshkojë”, ka deklaruar ai.

sipas tij, në shumicën e institucioneve arsimore ka përfunduar procesi mësimor më 21 qershor dhe se mund të ketë ndonjë shkollë që ende nuk ka përdunduar mësimin.

“Sipas raporteve tona, në shumicën absolute të institucioneve procesi mësimor ka përfunduar më 21 qershor apo në 90% të shkollave. Kemi informacione se aty këtu ndonjë mësues apo shkollë e ka vazhduar procesin mësimor. Mund të them se shumica absolute e ka respektuar vendimin e këshillit drejtues të SBASHK-ut dhe e ka përmbyllë vitin më 21 qershor”, ka thënë në fund, Rrahman Jashari. /Balllkani.info/

loading…