SBASHK angazhon kryetarët e sindikatave komunale që të gjejnë formën e kompensimit të orëve të humbura

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, sot ka zhvilluar një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), ku njëra nga temat e diskutimit ishte edhe mundësitë e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim dhe kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim.

Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala, në një prononcim për Ballkani.info tha se SBASHKU-u ka angazhuar kryetaret e sindikatave komunale , ku së bashku me kryetaret e sindikatave të shkollave do të gjejnë një formë të duhur për kompensim.

“Sipas ligjit mbi greva e dimë që orët e humbura nuk zëvendësohen, mirëpo SBASHK-u ka angazhuar kryetaret e sindikatave komunale, së bashku me kryetaret e sindikatave të shkollave që së bashku me anatarësin do të vendosin me gjete një formë për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevave. Ne besojmë që mësimdhëniet do të gjejnë formën dhe mundësit për kompensim”, ka thënë Shala. /Ballkani.info/