Sava Janjiq tregon edhe një herë së është antikosovar i përbetuar, i dhemb deklarata e Kostiqit

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka reaguar ashpër në deklaratën e kreut të Akademisë Serbe, Vladimir Kostiq “se Kosova nuk është e jona” duke e quajtur të papërgjegjshme dhe të dëmshme për shtetin edhe shoqërinë.

Ai në rrjetin social Facebook shkroi se “ajo nuk është e drejtuar kundër një apo dy peshkopëve por kundër gjithë Kishës (SPC) që rreth çështjes së Kosovës është unike me shumicën e popullit tonë dhe ajo është fyerje e imazhit të Akademisë Serbe të Arteve e Shkencave (SANU) dhe shumë njerëzve të ndershëm”.

“Qëndrimi i SPC për Kosovën nuk rrjedh nga politika e lirë, por është qëndrim i pranisë shumë-shekullore të popullit tonë dhe objekteve të shenjta, historisë sonë shpirtërore dhe identitetit kulturor ku duhet të mbështet edhe SANU”.

“Për fat të keq, ky qëndrim jo rrallë po mbështetet nga ata që „objektet e shenjta dhe Kosova nuk kanë quar peshë, ata që librezën e partisë komuniste e kanë ndërruar me evropitetit e vogël qytetar dhe ndarjen e popullit serb, që pikërisht SPC e lidh, pa marrë parasysh kufijtë e imponuar”, ka përfunduar ai.