Arabia Saudite dënoi sulmin e Iranit ndaj një baze amerikane në Katar, duke e quajtur atë një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.

Një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se Irani kishte nisur sulme kundër shtetit vëlla të Katarit, transmeton Ballkani.info.

“Mbretëria e Arabisë Saudite dënon në termat më të ashpër agresionin e nisur nga Irani kundër Shtetit vëlla të Katarit, i cili përbën një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe parimit të fqinjësisë së mirë, dhe një akt krejtësisht të papranueshëm që nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme saudite.

Ministria tha se qëndron në krah të Katarit, i cili gjithashtu dënoi veprimet e Iranit.

Vende të tjera të Gjirit lëshuan deklarata të ngjashme dhe bënë thirrje për përmbajtje. /Ballkani.info/